Partneriteti efektiv me Slloveninë është në interes të sigurisë rajonale dhe më gjerë

17 qershor 2022 | 13:31

Në kuadër të angazhimit në thellimin e bashkëpunimit me vendet partnere të rajonit tonë, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur sot në takim ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejcic.

Në këtë takim u diskutua për thellimin e partneritetit në mes dy vendeve tona, përveç tjerash, edhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

“Përvoja e Sllovenisë për proceset integruese në iniciativat dhe organizatat ndërkombëtare të sigurisë, si dhe në NATO, është shumë e rëndësishme për ne, andaj edhe kërkova mbështetjen e qeverisë sllovene”, ka theksuar ministri Mehaj me këtë rast.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se ky bashkëpunim, përveç në interesin e dy vendeve, është me rëndësi shumë të madhe edhe për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e përgjithshëm rajonal e më gjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë…