Pas 3 vitesh martesë, vajza e Paul Walker po ndahet nga bashkëshorti

29 dhjetor 2023 | 11:06

Vajza e Paul Walker, Meadow është divorcuar nga partneri i saj pas tre vitesh martesë. Ajo dhe Louis Thornton Allan u martuan në një plazh në Republikën Domenikane në tetor 2021. Deri më tani, arsyeja e ndarjes së tyre nuk është zbuluar.

Me një postim në llogarinë personale në “Instagram”, vajza e protagonistit të ndjerë të “Fast & Furious” ka bërë të ditur vendimin që ka marrë me bashkëshortin. Madje ajo ka shpjeguar se ky vendim është marrë bashkërisht.

“Pas tre viteve të mrekullueshme martesë, ne kemi rënë dakord të ndahemi miqësisht”, ka shkruar ajo.

“Ky vendim u mor bashkërisht dhe ne sinqerisht shpresojmë që të gjithë mund të respektojnë dëshirën tonë për privatësi. Ne kemi dashuri dhe respekt të ndërsjellë për njëri-tjetrin dhe do të vazhdojmë ta mbështesim njëri-tjetrin”, ka vijuar Meadow.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ceremoninë e certifikimit të…