Pas kualifikimit në Ligën e Kampionëve, Rrahmani: E arritëm një objektiv

14 dhjetor 2023 | 14:15

Kapiteni i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Amir Rrahmani është i lumtur me kualifikimin e Napolit në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.

Kampionët në fuqi të Italisë u kualifikuan tutje, pasi e mposhten Bragën m rezultat 2-0.

“I shënuam dy gola të shpejtë, të cilët na mundësuan të kryenim punë dhe ta kalonim këtë fazë. Sa herë që luajmë me një 11-she të zakonshme, bëhet sigurisht më e lehtë që ta njohim çdo komponent dhe se di duhet të luajmë. Kishte shumë ndeshje në të cilat kemi bërë shumë ndryshime, shkaku i lëndimeve, ndërsa tash duke luajtur më shumë së bashku, po ia dalim të njihemi më mirë. Braga i pati disa goditje në portë, është një skuadër që luan futboll të bukur, sikur ne, por fituam duke e bërë një paraqitje të mirë. Ishte mjaft e rëndësishme të fitonim dhe ta gjenim ndjenjën e bukur në shtëpi, për t’ua dhënë edhe tifozëve tanë një gëzim”, ka thënë Rrahmani për “Sky Sport”.

Mbrojtësi “dardan” i qanë humbjet nga Real Madridi, Interi dhe Juventusi, derisa e ka lavdëruar trajnerin Walter Mazzarri.

“Kishim kundërshtarë të fortë kohëve të fundit, përpos ndërrimit të trajnerit. Por, jemi të lumtur tash dhe duhet ta zbavitim publikun duke luajtur ashtu siç dimë ne. Mazzarri? Është një mastro i taktikës, është shumë i vëmendshëm për gjithçka që bëjmë dhe edhe për këtë jemi përmirësuar. Disa ndeshje që i kemi humbur na sollën rezultate false, siç ishin takimet me Real Madridin, Interin e Juventusin. Shpresojmë të vazhdojmë kështu, rruga është e gjatë. Ndërkohë, e kemi arritur një objektiv, që është kalimi i fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve”, përfundoi Rrahmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti,…