Pas përplasjes me Gashin, Bashës i del punë edhe me kolegët nga LV-ja (Video)

21 janar 2022 | 15:50

Pas përplasjes me shefin e grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashin, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka pasur një diskutim të tensionuar edhe me kolegët e tij nga kjo lëvizje.

Fillimisht, deputeti i LV-së, Eman Rrahamani, ka pasur një përplasje verbale me të, teksa më vonë përplasje duket se pati edhe u.d e shefes së grupit parlamentar, Mimoza Kusari-Lila.

Kjo e fundit, është zënë duke i kërkuar sqarime Bashës, për përplasjen që ka pasur me deputetin e LDK-së, shkaku i mos miratimit të marrëveshjes financiare ndërkombëtare për reformimin e skemës sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ballkani sot e ka fituar me rezultat të thellë miqësoren…