Pas Prishtinës Hahni shkon në Tiranë, takon Ramën për ecurinë e reformave

17 janar 2019 | 13:23

Ishte njoftuar paraprakisht se komisionari evropian për zgjerimin, Johannes Hahn, do të vizitonte Kosovën këtë të enjte, por tashmë është zyrtarizuar edhe një ndalesë e tij në Tiranë.

Pas takimit me kryeministrin Ramush Haradinaj në Prishtinë, me të cilin është thënë se do të diskutohet mbi taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe, Hahni do të mbërrijë në mbrëmje në kryeqytetin shqiptar për t’u takuar edhe me kryeministrin Edi Rama.

Në Tiranë, Hahni pritet të bëjë një vlerësim të reformave që po ndiqen aktualisht në vend prej Qeverisë së kryeministrit Rama.

“Tani është me rëndë tejet të madhe ndjekja e reformave me vendosmëri, pasi ato janë të domosdoshme për të ecur përpara drejt integrimit në Bashkimin Evropian (BE)”, është thënë në njoftimin e vizitës së Hahnit edhe në Tiranë, nga shërbimi mediatik i BE-së. /TCh/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Së fundmi Kim Kardashian është shfaqur me një fustan rrjetë,…