Pas problemeve të rënda me shëndetin, Fatos Nano shfaqet për herë të parë në publik

06 prill 2024 | 11:30

Ish-kryeministri Fatos Nano shfaqet për herë të parë në publik pasi kaloi probleme të rënda shëndetësore me mushkëritë.

Mjeku okulist, Pajtim Lutaj ka publikuar dy foto të ish-kryeministrit në klinikën e tij dhe duke konsumuar drekë.

“Me Fatos Nanon, mikun tim të çmuar, social demokratin e Europës moderrne, liderin historik të socialistëve Shqiptar. Një drek e këndshme mbas problemeve shëndetësore, rekuperim mbreslënës. Jetë të gjatë Fatos për të mirën e shqiptarëve dhe demokracisë ne Shqipëri dhe Kosovë”, shkruan në Facebook mjeku Lutaj.

Fatos Nano, i cili mbushi 71 vjeç shtatorin e kaluar qëndroi disa ditë i intubuar në një spital privat në kryeqytet.

Lideri historik i Partisë Socialiste ishte në intubim pasi atij i ishte rikthyer një problem kronik respirator që në gjuhën mjekësore, njihet me SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike.

Nano gjatë karrierës së tij politike ka qenë tre herë kryeministër i Shqipërisë dhe për 14 vjet e 1 muaj kryetar i Partisë Socialiste.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-Komandanti Suprem i Forcave Aleate Gjenerali Wesley Clark që ishte…