Pas protestave të punëtorëve të Telekomit, Gjykata Komerciale cakton seancë me datë 12 prill

04 prill 2024 | 21:19

Telekomi i Kosovës ka pranuar thirrjen në seancën gjyqësore të Gjykatës Komerciale të premten e 12 prillit, ka njoftuar kryetari i Federatë Sindikale e Pavarur e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës, Lamih Balaj.

Ai tha se kanë pezulluar përkohësisht veprimet sindikale pas thirrjes nga Gjykata Komerciale, por bëri thirrje që të bëhet zhbllokimi i llogarive të Telekomit deri në përfundimin e seancës në shkallën e dytë.

Telekomit i janë bllokuar llogarit financiare gjatë një procesi të përmbarimit për zbatimin e vendimit të Arbitrazhit në rastin e Dardafonit në vlerë mbi 5 milionë euro.

Njoftimi i plotë i Lamih Balajt, Kryetar i Federatës Sindikale e Pavarur të Postes dhe Telekomunikacionit  të Kosovës,  FSP-PTK-së

Fillimisht me lejoni që karshi jush të shprehi falënderimet e mija të sinqerta për hapësirën mediale të cilën juve, na e keni afruar në vazhdimësi e në veçanti ditëve të fundit lidhur me shpalosjen dhe deklarimet tona rreth gjendjes së renduar në Ndërmarrjes Publike Telekomi i Kosovës Sh.A.

Federatë Sindikale e Pavarur e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës Sh.A., ju informon se, pas protestës se mbajtur me datë 02.04.2024 para objekteve të Telekomit të Kosovës protestë kjo e cila është përcjellë pothuajse nga të gjitha mediat e shkruara dhe vizuale në Republikën e Kosovës përkohësisht kjo protestë është ndalur deri ne vendim radhës të sindikatës.

Sipas asaj që neve kemi shpalosur nga protesta e datës 02.04.2024, deklarimet e dhëna në hapësirat mediale si dhe nga letër shkëmbimet fizike me institucioneve relevante, ku ne i kemi informuar opinionin publik mbi gjendjen e renduar të të punësuarve të Telekomit të Kosovës, dhe kërkuar veprim urgjent rreth gjetjes se e një rruge zgjidhje të mundshme rreth debllokimit të llogarive bankare të cilat ishin bllokuar nga data 29.02.2024 e po vazhdojnë të mbahen të bllokuara edhe sot e kësaj dite.

Duke vepruar karshi kërkesave tona me datë 02.04.2024 nga Gjykatën Komerciale e Kosovës Telekomi i Kosovës Sh.A., ka pranuar letër thirrjen për seancën gjyqësore e cila është caktuar të mbahet me datë 12.04.2024, dhe me të cilin veprim mundësohet që tash ky proces gjyqësor të merr kahje tjetër.

FSP-PTK  duke respektuar vendimin e gjykatës për thirrje të seancës merr vendim që deri pas seancës se Dhomave të shkallës se dytë të pezulloj përkohësisht veprimet sindikale.

FSP-PTK  ju bën thirrje të gjithë artereve te përfshirë, që pas thirrjes se seance nga Gjykata Komerciale te behet debllokimi i llogarive të Telekomit deri ne përfundimin e seancës në shkallën e dytë.

FSP-PTK  do të t’ju mbajë të informuar rreth aktiviteteve varësisht nga rrethanat qe do ta përcjellin ketë proces.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KOSTT njofton se në ora 19:03 është kthyer në operim…