Pastori që kundërshtoi djegien e Kuranit

19 prill 2022 | 12:28

Fredrik Hollertz, pastor i Kishës së Råslätit në Jönköping të Suedisë nuk veproi si politika dhe policia e Suedisë.

Ai kur ekstremisti i djathtë Rasmus Palaudin mori fjalën ai përdori armen e vetme që kishte në dore. Kambanat e kishës së Råslättskyrkan që filluan të binin me të madhe sa që fjalimi i ekstremistit nuk dëgjohej fare, ndërsa të pranishmeve tubimi iu kthye në komedi të cilët qeshin me zemër duke aprovuar veprimin e pastorit i cili u kthye në ikonë të tolerancës.

“Ne qëndrojmë të bashkuar për Råslättin, të krishterët, myslimanët, hindutë dhe shumë të tjerë. Ne nuk kemi ndërmend të lejojmë askënd të shkatërrojë komunitetin e bashkësisë që kemi në të vërtetë në Råslättsanda. Ne donim të shprehnim dhe të tregonim distancimin tonë nga të gjithë ata që përpiqen të shkatërrojnë dhe pretendojnë se ne nuk duhet të jemi bashkë si qenie njerëzore”, tregon arsyen pastori Fredrik Hollertz.

Kambanat ranë në heshtje në Jerusalemin e Suedisë siç e quajnë Smålandin për më shumë se dhjetë minuta.

Veprimi i pastorit duhet të ishte shembull për policinë dhe politiken suedeze se si ruhet komuniteti dhe toleranca në mes të njerëzve. Për këtë veprim ai pritet të këtë pasoja për prishjen e qetësisë publike nga pushtetarët të cilët janë fajtorë kryesorë së bashku me ekstremistin Rasums Palaudin.

(Shkruan: Astrit Gashi)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratiket ë Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…