Paulinho: Coutinho është fenomen

29 qershor 2018 | 12:46

Paulinho shënoi golin e parë në fitoren e Brazilit prej 2-0 kundër Serbisë, duke u kualifikuar në 1/8 e finales si lider i Grupit E me shtatë pikë, 2 më shumë se Zvicra e shqiptarëve, që u kualifikua si e dyta.

Për golin e parë në Botëror, mesfushori i Barcelonës e falënderon Coutinhon. “Gjithmonë kërkoj hapësirë dhe kështu ndodhi kur shënova golin kundër Serbisë. Fenomeni Coutinho më dha një asistim të madh dhe unë pastaj arrita ta realizoj në gol. Qëllimi ynë ishte të arrijmë në rrethin e 16 më të mirave, dhe ja ku jemi. Nuk jam i brengosur për Gjermaninë dhe nuk dua të komentoj për atë se çfarë ju ka ndodhur. Kam parë gjëra pozitive dhe që nga loja e parë deri tash ne kemi bërë gjëra të mira”, ka thënë Paulinho.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar për herë…