Pavarësia ‘bashkon’ Ramën dhe Kurtin, ngrihet flamuri në Vlorë

28 nëntor 2023 | 10:33

Me një ceremoni tashmë tradicionale nga qyteti jugor i Vlorës, është ngritur edhe flamuri kuqezi në përkujtim të 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ku pjesëmarrës kanë qenë aktorët kryesorë shtetërorë shqiptar, por edhe nga Kosova.

I ka prirë fillimisht homazheve Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i pasuar nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Teksa, si rrallëherë në muajt e fundit, Pavarësia ka bërë bashkë kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe atë kosovar, Albin Kurti.

Përbashkuese gjithsesi ka qenë vetëm prania e tyre fizike, pasi dy kryeministrat nuk janë parë as të shkëmbejnë as biseda, as të takohen…por kanë mbajtur edhe një distancë njëri nga tjetri, duke lënë mes tyre presidentin Begaj dhe kryeparlamentaren Nikolla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nesër për…