Pavijoni i Kosovës në top dhjetëshen më të veçantë në platformën online ‘Artsy’

12 maj 2019 | 13:20

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ka thënë se Pavijoni i Kosovës është në top dhjetëshen më të veçantë në platformën online “Artsy”.

Ai ka falënderuar komisioneren, artistin dhe ekipin e MKRS-së për punën e jashtëzakonshme duke promovuar kështu denjësisht shtetin tonë në një nga ngjarjet më të mëdha të artit e të kulturës në botë siç është Bienalja e Venedikut.

“Shumë i kënaqur që Pavijoni i Kosovës është në top 10–shen më të veçantë në platformën online ‘Artsy’. Platforma online ‘Artsy’ që është platformë e artit modern dhe kreativitetit. Kjo platformë ka zgjedhur 10 pavilionet më dinamike dhe magjepsëse të Bienales së Venedikut, e në mesin e tyre është edhe pavilioni i Kosovës. Faleminderit komisioneres, artistit dhe ekipit të MKRS-së për punën e jashtëzakonshme duke promovuar kështu denjësisht shtetin tonë në një nga ngjarjet më të mëdha të artit e të kulturës në botë”, ka shkruar ministri Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Albin Kurti, ka rikujtuar se…