PDK-ja reagon për situatën në veri

26 maj 2023 | 18:23

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar në lidhje me situatën e sotme në veri.

PDK-ja ka theksuar se shpreh shqetësim të thellë për tensionet e sotme në komunat e pjesës veriore të Kosovës, duke dënuar tendencën për dhunë nga grupe të dirixhuara nga Serbia.

“Në këtë moment, të vetëdijshëm se përshkallëzimi i situatës nuk i sjellë asnjë dobi Kosovës, bëjmë thirrje për përmbajtje, rend dhe qetësi, për t’i lënë hapësirë respektimit dhe zbatimit të vullnetit të qytetarëve”.

“Ftojmë qeverinë që ta vlerësojë situatën e sigurisë dhe veprimet t’i ndërmarr në koordinim edhe me partnerët ndërkombëtarë”, është thënë në reagimin e PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lulëzim ETEMAJ Ishte viti 1992. Dhuna dhe terrori i Serbisë…