PDK-ja: Sabit Veseli ishte shpirt liridashës e atdhetar

06 gusht 2023 | 12:28

Sot, bëhen 13 vite nga kalimi në amshim i heroit Sabit Veseli.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka përkujtuar atë në këtë përvjetor.

Sipas PDK-së, Sabit Veselin e karakterizonte shpirti liridashës e atdhetar, për çka u angazhua dhe kontribuoi tërë jetën e tij.

“Sabit Veseli u lind e u rrit në një familje patriotësh, dhe si ri filloi aktivitetin e tij kundër pushtuesit serb. Ai ishte një organizator e bashkëpunëtor i shkëlqyer, fjalëpak e vetëmohoues – një personalitet që meriton të kujtohet me nderimet më të larta. Lavdi jetës dhe veprës së Sabit Veselit! I përjetshëm qoftë kujtimi për të!”, thuhet në përkujtimin e PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Supreme e Maldives konfirmoi të dielën se ish-presidenti Abdulla…