Peci: S’jemi për dorëheqje, por për takim me Kurtin dhe Krasniqin

14 tetor 2023 | 18:00

Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka thënë se nuk e sheh opsion dorëheqjen nga posti që ai mban, në mënyrë që t’i hapet rrugë mbajtjes së zgjedhjeve.

Peci në një prononcim për Klankosova.tv tha se e rrugës në këtë kohë është një takim i përbashkët mes kryetarëve të komunave të veriut, ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqit dhe kryeministrit Albin Kurti.

“Është e rrugës të takohemi katër kryetarët bashkë me kryeministrin dhe të shohim se cila është më e mira për vendin”.

“Për dorëheqje për momentin s’jemi aspak, s’e shohim të rrugës. Për takimin ende përfundimisht s’e kemi caktuar ndonjë datë, por e kemi pasur një bisedë”, tha Peci, njofton Klankosova.tv.

Ai tha se ndonëse nuk është caktuar koha e mbajtjes së këtij takimi, atë do ta realizojnë së shpejti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Forumit Nacional Serb, Momçilo Trajkoviç, ka thënë se…