Peci takohet me ambasadorin austriak, bisedojnë për bashkëpunimin në bujqësi

23 gusht 2022 | 15:37

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka pritur në një takim ambasadorin e Austrisë, Christoph Weidinger, me të cilin ka biseduar rreth mundësive të bashkëpunimit përmes projekteve konkrete që do të mundësonin avancimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë.

Ministri Peci i ka shprehur ambasadorit Weidinger vullnetin e tij të plotë për forcimin e urave të bashkëpunimit në mes të dy vendeve, në mënyrë që vendi ynë të ndjek shembullin e Austrisë në zhvillim dhe ngritjen e kapaciteteve si në sektorin e bujqësisë, ashtu edhe të pylltarisë.

Austria përmes Agjencisë për Zhvillim i kontribuon sektorit të bujqësisë përmes ekspertizës në hartimin e politikave dhe asistencës direkte në teren me qëllim të zhvillimit të bujqësisë organike dhe ngritjes së kapaciteteve të fermerëve e fermerëve në zonat rurale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fatmir Reqica i dënuar me 40 vjet burgim në rastin…