Peja e deklasoi ekipin malazez në Ligën Ballkanike

19 mars 2024 | 11:20

Klubi i basketbollit Peja, po shfaq formë tejet të lartë në Ligën Ballkanike. Mbrëmë skuadra e Rami Hadar, e arriti fitoren e pestë në këtë garë.

Kampioni i Kosovës e ka deklasuar ekipin malazez Plevia, duke e mposhtur me rezultat të thellë 105:75.

Klubi pejan e dominoi pothuajse tërë lojën duke fituar me plot meritë. Më të dalluarit tek kampionët të hënën mbrëma ishin: Meriton Ismaili me 26 pikë dhe Justin Davis me 21 sosh.

Ndërkaq tek Plevia ishin: George Bradley Martin kishte 17 pikë e Darius McNeil 14 sosh. Aktualisht Peja i ka pesë fitore e dy humbje, ndërkaq skuadra nga Mali i Zi nga tetë xhiro i ka po aq humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë ndodhen sot në Bruksel për…