Peja fiton ndeshjen e parë ndaj Yllit

13 prill 2023 | 01:23

Gjysmëfinalet e “play-off”-it filluan furishëm, ku në një sfidë shumë interesante Peja mundi kampionin aktual, Golden Eagle Yllin me rezultat 85:82 (22:19, 26:22, 23:23, 14:18).

Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, ku disa herë u ndërruan kryesuesit, ndërsa vendasit në fund me pesë pikë radhazi e fituan këtë pjesë 22:19. Vendasit vazhduan me lojë të mirë në periudhën e dytë, duke e ngritur epërsinë në dhjetë pikë, 43:33, ndërsa shkuan në pushim me shifrat 48:41.

Epërsia më e lartë në ndeshje u arrit pranë rezultatit 62:50, por mysafirët nuk u dorëzuan, për të afruar rezultatin në 68:64, ndërsa periudha e tretë përfundoi me një treshe nga Alban Veseli për 71:64. Kampionët sërish tentuan në dhjetë minutat e fundit, ku afruan rezultatin në 81:79, por nuk arritën të bëjnë më shumë dhe pësuan humbje 85:82.

Te Peja u dalluan Brad Waldow me 22 pikë e dhjetë kërcime dhe Larry Thomas me 17 pikë e nëntë kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli më i miri ishte Gëzim Morina me 16 pikë e tetë kërcime.

Ndeshja e ardhshme zhvillohet në Therandë, ndërsa në finale, kualifikohet skuadra që shënon tri fitore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajaz Emini – Ditari (XVII) Gjatë të gjithë kësajë kohe…