Peja kërkon fitoren e tretë në Ligën Ballkanike

21 nëntor 2019 | 14:52

KB Peja e ka nisur shumë mirë këtë edicion në Ligën Ballkanike, duke shënuar dy fitore në dy ndeshjet e para.

Pejanët sonte (e enjte) do të ballafaqohen me skuadrën bullgare Academic Bultex 99. Takimi zhvillohet në palestrën ‘Karagaçi’ me fillim nga ora 19:00.

“Verdhezinjtë” në ndeshjen e parë kishin fituar ndaj Rahovecit, kurse në të dytën ndaj Vllaznisë. Të enjten kërkojnë fitoren e tretë radhazi në këtë edicion në BIBL. Edhe skuadra bullgare ka shënuar dy fitore në dy ndeshje, andaj ballafaqimi i sotëm do të jetë shumë interesant.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hapja e pikës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit…