Peja shkarkon trajnerin

02 shkurt 2020 | 10:57

KB Peja ka konfirmuar se ka shkarkuar trajnerin, Jeromin Sarin.

“KB Peja njofton se pas humbjes së fundit ka diskutuar për situatën aktuale dhe rezultatet e fundit dhe ka vendosur të ndërprejë bashkëpunimin me trajnerin Jeromin Sarin”, thuhet në njoftimin e KB Pejës.

Klubi nga Peja thotë se synojnë trofe.

“Pas investimeve tona të fundit ekipi ka pretendime për trofe dhe loja në ndeshjet e fundit nuk na ofron atë çfarë klubi po synon. Klubi shumë shpejt do ju njoftojë për trajnerin e ri të cilin do e angazhojë për të vazhduar rrugën deri në fund të sezonit. Deri atëherë ekipi do të jetë nën urdhrat e Petrit Zeqirit”, thuhet në konfirmim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë nënshkruar marrëveshjen…