Peja triumfon bindshëm ndaj Bashkimit

13 janar 2022 | 21:40

Peja ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me rezultat 101:71 (27:10, 29:23, 24:15, 21:23), në kuadër të javës së 15-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Vendasit e filluan lojën shumë më mirë dhe qysh në fillim krijuan epërsi prej 10 pikësh, 14:4, e me kalimin e minutave kjo epërsi është rritur edhe më shumë, duke e fituar çerekun e parë 27:10. Pejanët e thelluan edhe më shumë epërsinë në periudhën e dytë, për të dëshmuar dominimin në këtë përballje, dhe tre minuta pas fillimit të kësaj pjese, epërsi shkoi në 29 pikë, 42:13.

Më pas u zhvillua një lojë më e barabartë, me mysafirët që u këndellen paksa, kurse skuadrat shkuan në pushim me shifrat 56:33.

Verdhezinjtë nuk u ndalën as në pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, për të thelluar edhe më shumë epërsinë, ndërsa prizrenasit assesi të riktheheshin në lojë. Vendasit vazhduan dominimin në parket, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 80:48. 10 minutat e fundit ishin formalitet dhe Peja triumfoi me rezultat 101:71.

Te Peja u dalluan Arian Qallaku me 20 pikë, katër kërcime, katër asistime, Tyrone White me 16 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime dhe Stephen Maxwell me 18 pikë e nëntë kërcime, kurse te Bashkimi u dalluan Anton Kazarnoski me 12 pikë e dhjetë kërcime dhe Valon Bunjaku me 17 pikë.

Peja ka dhjetë fitore dhe pesë humbje, kurse Bashkimi tetë fitore dhe shtatë humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Dritës me rezultat 64:117…