Pensionohet Arda Turan

13 shtator 2022 | 11:24

Arda Turan i ka dhënë fund karrierës prej futbollisti aktiv. Ikona turke e futbollit, Arda Turan ka njoftuar për vendimin e tij që të pensionohet nga futbolli.

Ish-mesfushori i Barcelonës dhe Atletico Madrid, si dhe ish-reprezentues i Turqisë, Turan, në moshën 35-vjeçare ndërpreu aktivitetin në futboll.

Lojtari ishte pa skuadër që kur kontrata e tij me Galatasaray skadoi në fund të sezonit të kaluar.

“Ka qenë rrugëtim i shkëlqyer për mua, nënën time, babain, vëllain, gruan e fëmijët. Shpresoj që edhe për ju të tjerët. Ishte e vështirë, por e bukur”, ka thënë Turan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e dashur për publikun, Greta Koçi, është mjaft aktive…