Pensionohet Drogba

22 nëntor 2018 | 18:09

Ish-sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, ka bërë me dije se është tërhequr përfundimisht nga futbolli.

“Kur mendoj për 20 vjetët e fundit të karrierës sime profesionale, duke parë këtë fotografi, ndihem më krenar se kurrë për ato që kam arritur si futbollit, mbi të gjitha si më ka formuar si njeri ky udhëtim. Nëse dikush të thotë se ëndrrat e tua janë tepër të mëdha, thjesht falënderoje dhe puno edhe më shumë, duke u treguar i zgjuar, për t’i kthyer ëndrrat në realitet”, ka thënë Drogba, duke shtuar: “Falënderoj lojtarët, trajnerët, klubet dhe tifozët që ma kanë bërë këtë udhëtim kaq të këndshëm. Një faleminderit shumë të madhe dhe shumë dashuri për familjen time, skuadrën time personale që më ka mbështetur pa kushte gjatë gjithë karrierës. Uroj që Zoti të më bekojë po aq shumë për të ardhmen, sa ka bërë për karrierën time futbollistike”.

40-vjeçari gjatë karrierës futbollistike ka luajtur për këto klube: Le Mans, Guingamp, Marseille, Chelsea, Shanghai Shenhua, Galatasaray, Chelsea, Montreal Impact, Phoenix Rising.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se qëllimi…