Pensionohet Nowitzki

10 prill 2019 | 14:37

Dirk Nowitzki e mbyll me basketbollin në moshën 40-vjeçare. Gjermani, i cili ka shkëlqyer me Dallas Mavericks, luajti sfidën e fundit kundër Phoenix Suns dhe normalisht e gjithë mbrëmja ishte për të.

Padyshim ai është një legjendë e skuadrës teksane, pasi është pjesë e tyre prej vitit 1998 dhe në vitin 2011 arriti edhe të fitonte titullin në NBA.

Në sfidën e fundit Nowitzki shënoi 30 pikë në triumfin 120-109 që regjistroi skuadra e tij. Gjermani u largua me lot, teksa klubi i tij i organizoi edhe një ceremoni emocionuese.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se më 29…