Pensionohet profesoresha e “Hoxhë Kadri Prishtinës”, Melihate Mahmuti, drejtori i jep mirënjohje të veçantë

02 nëntor 2021 | 15:47

Profesoresha e shkollës së mesme Ekonomike-Juridike “Hoxhë Kadri Prishtina”, në Prishtinë, Melihate Mahmuti, pas një kontributi 40 vjeçar në mësimdhënie është pensionuar. Meli siç e thërrasin të gjithë kolektivi i kësaj shkolle, ka organizuar një darkë lamtumirës për koleg e kolege në njërin nga lokalet e Prishtinës. Ajo ka falënderuar kolegët e saj për kontributin e tyre si dhe respektin që kanë treguar gjatë gjithë këtyre viteve respektin ndaj saj. Posaçërisht e ka falënderuar drejtorin e shkollës për solidaritetin që kanë treguar vitin e fundit, për shkak të gjendjes së janë shëndetësore. Me rastin e pensionimit të profesoreshës Meli, nuk kanë munguar as urimet nga stafi dhe kolegët e shkollës ne rrjetet sociale. Ne kemi shkëputur disa prej urimeve në rrjetet sociale.

Ish-nxënësja, Dafina Mehmeti i ka uruar profesoreshës Meli pensionimin me këtë urim.

“Përshëndetje profesoreshë!

Shpresoj që je mirë ti dhe familja juaj. Uroj që këtë vit të krizës shëndetësore e keni kaluar me shëndet të pastër e të plotë.

Sot, pash nga koleget tuaj, në rrjete sociale që qenke pensionuar e njashtu keni edhe datëlindjen. Më erdhi shumë mirë e u gëzova pa masë, e karakteri im nuk ma lejon të mos të të uroj e të mos falënderohem përjetësisht për ligjërimin e këshillat tuaja që më përcjellin gjatë në karrierën time. Kisha kënaqësinë e nderin të isha nxënëse e juaja, bashkëpunëtore në koordinimin e nxënëseve në shkollë. Me veprën tuaj, kontributin dhe vlerën njerëzore mburremi të gjithë. Ke konsumuar veten për të ndriçuar rrugën shumë gjeneratave. Fjalët e tuaj janë aset e shkëndija që kanë zhvilluar karakterin e dijen tonë, veçse lënda që kishe në përgjegjësi, e gjithsesi personaliteti yt jepte edukatë. Për shkollën ekonomike, koleget, nxënësit e shoqërinë në përgjithësi ishe profesoresha më domethënëse aty. Një grua që merr përsipër me plot bindje e përkushtimin transformimin rrënjësor të studentëve, pa dallim. E sot, në këtë pensionim je garanci më e fortë e shtyllë që do të mbahesh mend gjatë. E unë dhe gjithë të tjerët, ndjehemi të përmbushur në angazhimin tënd profesional e human. Mbi të gjitha, një nënë e përkushtuar ku dashuria jote ndaj të tjerëve reflektonte shpirtin e bardhë të nënës sime e të të gjithëve. Shembulli më i denjë që të përcjellët e do të lë gjurmë ekzistencë, është pasardhësja juaj; profesoresha Jetmira, padyshim është kuadri më i jashtëzakonshëm i një nëne të dalluar. Do të jetoj me këshillën tënde, se lufta për barazi dhe fuqizimi i femrave në shoqëri ndryshojnë jetët e grave e të burrave. E për këtë qëndrim, të jam mirënjohëse miliona herë.

Urime, t’i gëzofsh me shnet e familje!” ka shkruar ndër tjera studentja Dafina Mehmeti në urimin e saj.

Ndërsa drejtor i shkollës se mesme ekonomike juridike “Hoxhe Kadri Prishtine”, Jahë Sahiti para të pranishmëve paraqiti një biografi te shkurtër për profesoreshën Melihate Hoxha Mahmuti, e që ndër tjera tha se Melihate Hoxha Mahmuti gjate tere këtyre viteve te procesit edukativo-arsimor ka qene shembull i veçante për punën e saj neper vite. Me këtë rast drejtori i shkollës ndau një mirënjohje për punën dhe rezultatet ne pune për profesoreshën duke e falënderuar për punën e mire dhe duke i dëshiruar shëndet dhe te gjitha te mirat ne vazhdim.

Fjala e plotë e profesoreshës tashmë të pensionuar e mbajtur para të pranishmëve:

-Përshëndetje kolegë e kolege të nderuar!

-Përshëndetje Drejtor!

Ju falënderoj për prezencën tuaj në koktejin e organizuar me rastin e ditëlindjes të 65 pensionimin tim.
Ndihem krenare dhe e privilegjuar që kisha rastin të kontribuoj afro 40 vite dije në procesin e edukimit dhe arsimimit në Kosovë. Duke filluar nga vendlindja në Junikun legjendar e duke vazhduar në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan – pastaj në shkollën e mesme teknike SHMPT “28 Nëntori” në Prishtinë  e që në vitin 1988 në SHME “Hoxhë Kadri Prishtina” në Prishtinë nga i cili kolektiv edhe po pensionohem.
Ndihem e lumtur me të gjitha gjeneratat që i kam përcjell e që tani gëzojnë pozita të ndryshme në institucionet e ndryshme të Kosovës, e që një pjesë e tyre janë të pranishëm edhe në institucionin tonë edukativo-arsimor me ç’rast i përshëndes dhe i falënderoj për bashkëpunimin dhe respektin që treguan gjatë këtyre viteve që punuam së bashku. Ishte me të vërtetë kënaqësi!
Dua të falënderojë drejtorin në mënyrë të veçantë për bashkëpunim të vazhdueshëm për punë sa më cilësore gjatë tërë këtyre viteve, veçanërisht e përshëndes për vitin e fundit I cili u solidarizua bashkë me ju kolegë të nderuar. Ky solidaritet rritë vlerat e kolektivit dhe jemi shembull për kolektivet tjera.

Kisha kërkuar që kjo traditë të vazhdon gjeneratë pas gjenerate sepse siç thotë një fjalë e urtë “Miku i mirë shihet në ditë të vështirë” këtu dua t’i falënderojë kolegët që më zëvendësuan: Hajrije Zeka, Hava Sfirca, Melihate Bajrami, Besjana Demi dhe nxënësit e mij e tani kolegë Shqipe Bajgora, Arberesh Gashi dhe Jetmira Hergaja.

Unë ju urojë shëndet, fat e suksese e pritshi edhe ju këtë ditë me të gjitha të  mirat se me të vërtetë qenka e veçantë e shumë emocionuese.

Pata fatin që isha pjesë e këtij kolektivi kaq të mrekullueshëm.

-Suksese e respekt në pafundësi për ju.

-Do të më mungoni. Faleminderit!

Melihate Mahmuti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ramë Vataj, vëllai i heroit Fadil Vata, ka përkujtuar rënien…