Penza regjistron fitoren e katërt radhazi

15 dhjetor 2021 | 21:10

Penza ka shënuar fitore ndaj Tiranës në udhëtim me rezultat 82:96 (16:24, 18:29, 24:22, 24:21), në kuadër të xhiros së katërt të Ligës Unike në konkurrencën e femrave.

Për skuadrën pejane ishte fitorja e katërt në katër përballje, kurse për tiranaset humbja e katërt në katër sfida.

Pejanet e nisën ndeshjen më mirë dhe në çerekun e parë krijuan epërsi të dyfishtë, 11:22, ndërsa këtë pjesë e fituan 16:24. Ato vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e thelluar edhe më shumë epërsinë, që arriti deri në 21 pikë, 28:49, ndërsa pjesa e parë përfundoi me shifrat 34:53.

Pjesa e dytë ishte e barabartë, 24:22 dhe 24:21, e kjo mjaftoi që Penza të triumfojë me rezultat 82:96.

Te Tirana u dalluan Klea Verri me 24 pikë, pesë kërcime dhe shtatë asistime, Mirela Lugaj me 22 pikë e gjashtë kërcime dhe Enisa Qosja me 18 pikë e tri kërcime, kurse te Penza u dalluan Rael Whitsitt me 32 pikë e 13 kërcime dhe Mia Long me 29 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Uk Lushi, ish-luftëtari i UÇK-së nga Batalioni Atlantiku, ka thënë…