PËR ÇKA DO MË VINTE KEQ

25 qershor 15:16

TADEUSZ RÓZEWICZ

Për buzëqeshjen e Vieslavit
kur thotë mirëdita
dhe natën e mirë
dhe kur nuk thotë asgjë
kur më mbyll dhe më hap derën

për një udhëtim të gjatë
dhe për kthimin
prej ndonjë vendi të largët
ku kam shkruar vargun
për çka duhet të më vijë keq

për heshtjen ndërmjet
fytyrave tona
dhe për fjalët
që s’u thanë
sepse hyjnorja
në mesin e qenieve njerëzore
përherë kërkon
të shprehet

për çka do të më vinte keq
“gjithë jetën”
dhe diçka më shumë
nga madhështia
përtej këtyre fjalëve
përtej këtij trupi

KTHIMI

Në mesin e poezive të mia ka të atilla
me të cilat nuk mund të pajtohem
kalojmë vitet
dhe nuk mund të pajtohem me to
dhe as nuk mund t’i braktis
janë të këqija por janë të miat
Unë i kam lindur
jetojnë diku të ndara nga unë
krejtësisht indiferente
por do të vijë çasti kur të gjitha
të suksesshme ose të pasuksesshme
të gjymta ose të përkryera
të përqeshura ose të flakura
do të jenë së bashku

(Përktheu: Salajdin Salihu. Marrë nga numri i pestë i revistës “Akademia”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ERNEST HEMINGUEJ Toronto Daily Star/25 shkurt 1922 Parisi i sotëm…