Për herë të parë në Ballkan organizohet gara më e madhe për biznese të gjelbra

20 maj 2021 | 15:42

Rrjeti i Bonevet në Kosovë, në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës janë duke realizuar konkursin më të madh të ideve të gjelbra të biznesit në Kosovë.

Idetë më të mira dhe premtuese do të përzgjidhen nga vlerësuesit vendor dhe qendra e Climate Launchpad në Holandë.

Ata pastaj do të mbajnë një punëtori intensive treditore online me trajnerë ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë. Në këtë punëtori të gjithë pjesëmarrësit do të punojnë në avancimin dhe zhvillimin e ideve të tyre në biznes plan.

Në finalen ndërkombëtare parashihen çmime për bizneset më të mira, rrjetëzim, ekspozim te konsumatorët tuaj dhe investime kapitale.

Deri më tash përmes Climate Launchpad, biznese të reja kanë arritur të marrin më shumë se 100 milionë euro investime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka shpalosur aplikacionin digjital…