Për shkaqe xhelozie, shqiptari qëllon gruan me armë dhe e godet me thikë

25 maj 2020 | 09:58

Një 46-vjeçar shqiptar ka qëlluar me armë bashkëshorten e vet 40 vjeçe dhe më pas e ka goditur me thikë në kraharor. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 10:00 të mëngjesit në provincën Varese të Italisë.

Sipas mediave italiane, në momentin që ka ndodhur ngjarja çifti ndodhej në automjet dhe bëhet me dije se gjithçka ka ndodhur për shkaqe xhelozie.

Për fat të mirë, tre persona që ndodheshin aty pranë ndërhynë duke ndalur sulmet ndaj bashkëshortes.

Gruaja e cila kishte marrë disa plagë të rënda dhe i është nënshtruar operacionit, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

46 vjeçi është arrestuar dhe akuzohet për vrasje në tentativë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë festës së Fitër Bajramit policia ka arrestuar 53 persona…