Për të shmangur përdorimin e 2 eurove false, Trafiku Urban del me një njoftim

07 dhjetor 2023 | 12:33

Trafiku Urban në Prishtinë iu ka bërë thirrje qytetarëve që të pajisen me bileta përmes sms-ve, në mënyrë që të shmanget përdorimi i parave të gatshme, e veçanërisht i monedhës 2 euro e cila po qarkullon me të madhe false në Kosovë.

Në njoftim theksohet se duke pasur parasysh se kohët e fundit është rritur numri i monedhave të falsifikuara, punonjësit e Trafikut Urban në terren, përkatësisht konduktorët, po ballafaqohen me sfida shtesë me pranimin dhe kthimin e parave të imta gjatë inkasimeve të bileta.

Kryeshefi ekzekutiv i Trafikut Urban, Burim Maraj, u bënë thirrje qytetarëve që të pajisen me bileta përmes SMS dhe të kenë mirëkuptim. “I lusim qytetarët të kenë mirëkuptim për procedurat e verifikimit të monedhave nga punonjësit tanë gjatë kryerjes së pagesave dhe të shfrytëzojnë sa më shumë mundësinë e pajisjes me bileta përmes SMS, formë kjo e cila është më e lehtë dhe më e sigurt”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dani Alves do ta mësojë shumë shpejt vendimin për dënimin…