Për tre muaj u realizuan 136 operacione në Klinikën e Neurokirurgjisë

10 maj 2022 | 14:41

Në Klinikën e Neurokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë realizuar 136 operacione gjatë tre muajve të parë të vitit 2022.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se brenda periudhës janar- mars kishte 1 mijë e 223 ditë shërimi, gjersa janë kryer 934 vizita ambulatore.

Në këtë kohë, sipas raportit të punës, janë regjistruar edhe 145 shërbime diagnostike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrije Kikaj shpall te pavlefshëm diplomën e shkollës se mesme…