Përdorimi i telefonit gjatë vozitjes, policia me veprime të shtuara

25 maj 2023 | 10:15

Në vazhdën e angazhimeve policore në ngritjen e masave të sigurisë në trafikun rrugor dhe me qëllim të vetëdijesimit të shoferëve për rreziqet e përdorimit të telefonit gjatë vozitjes, gjatë kësaj jave në kuadër të Drejtorisë Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, po zhvillohet fushatë me aktivitete dhe masa shtesë, veçanërisht për pjesëmarrësit në trafik të cilët drejtojnë automjetet duke përdorur telefoni.

Përveç kontrolleve e masave ndëshkimore në parandalimin e aksidenteve në trafik, policia për shoferët në trafikun rrugor po shpërndanë fletushka me përmbajtje sensibilizues për pasojat dhe rreziqet e përdorimit të telefonit gjatë vozitjes, ku përmes kësaj fushate synohet të vetëdijesohen pjesëmarrësit në trafik në veçanti shoferët e automjeteve.

Policia e Kosovës, apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të kenë kujdes dhe t’ju përmbahen rregullave të përcaktuara me Ligjin për sigurinë në trafik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy skuadrat me traditë të madhe në hendbollin e Kosovës,…