Perez: Juve bëri ofertën më të mirë për Ronaldon 

21 shtator 2018 | 18:21

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, e zbuloi arsyen pse pranoi ta ulte shumëfish klauzolën e largimit të Cristiano Ronaldos dhe pastaj shitjen e tij të mëvonshme te Juventusi.

Presidenti i Realit shpjegoi gjithçka që ndodhi në marshimin e Cristiano Ronaldos drejt kampionëve të Italisë dhe zbuloi arsyen pse u detyrua të ulte klauzolën e tij të largimit: “Klauzolat që Real Madridi iu vendos lojtarëve të tij janë për ata që paguajnë”. “Shitja më e shtrenjtë e këtij viti ka qenë ajo e Cristianos. Kur të gjithë besuam se gjëja më e mirë ishte ajo që ndodhi, ne arritëm një marrëveshje. Për të nuk na dha askush më shumë se 100 milionë euro. Pra, oferta e Juventusit ishte më e mira financiarisht. Ai donte të largohej, ndërsa ne nuk kemi pasur shumë oferta”, ka deklaruar Perez.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ballkani dhe Trepça ’89 kanë luajtur baras dhe pa gola…