Perez: Pa Superligën, Mbappe dhe Haaland nuk do të vijnë te Reali

22 prill 2021 | 16:21

Florentino Perez sigurisht që është një nga njerëzit që ideoi dhe insiston për krijimin e SuperLigës edhe pse ky projekt dështoi pa nisur mirë.

Gjithashtu presidenti i Real Madrid bëri një figurë jo dhe aq të mire me deklaratat për SuperLigën dhe paratë që do të ndaheshin teksa tani që gjithçka sfumoi, Perez zbulon pasojat.

“Pa SuperLigën, lojtarë si Mbappe dhe Haaland nuk do të vijnë. Në këtë situatë pandemike, kjo nuk do të ndodhë, as për Realin dhe as për ndonjë klub tjetër. Nuk do të ndodhë, më besoni. SuperLiga do të kompensonte humbjet ekonomike të këtij viti dhe të gjithë ne kishim nevojë për rritjen e të ardhurave. Nëse Mbappe nuk vjen këtë verë, askush nuk do të qëllojë veten, nuk mund të bëjmë asgjë. Njerëzit e dinë se si jam, çfarë bëj, dhe nëse gjërat nuk ndodhin, kjo është për shkak se është e pamundur”, ka deklaruar Perez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i diplomacisë gjermane, Heiko Maas, ka dhënë detaje rreth…