Perez: Superliga Evropiane s’ka vdekur, çështja është në gjykatë

16 qershor 2022 | 08:54

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, në një intervistë ka folur për idenë e formimit të Superligës.

Ai tha se ideja është ende gjallë dhe se çështja po trajtohet në Gjykatën e Luksemburgut.

“Do të ketë një seancë dëgjimore së shpejti dhe do të vendosë për çështjet që i kemi ngritur. Besojmë se kemi të drejtë brenda Komunitetit Evropian të organizojmë gara mes nesh me UEFA-n”, është shprehur Perez, shkruan “Marca”.

Kujtojmë se krijimi i Superligës Evropiane ishte dakorduar nga 12 klubet më të mëdha evropiane, Real Madrid, Barcelona, Chelsea, Manchester United, Manchester City, Liverpool, Arsenal, Tottenham, Atletico Madrid, Juventus, Milan dhe Inter.

Por, kjo superligë u pezullua pasi nga dakordimi u tërhoqen gjashtë klubet angleze pas presionit të FIFA-s, UEFA-s dhe tifozëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kina ka njoftuar se ka marrë mesazhe nga një qytetërim…