Perezi: Modriqi mund të largohet për 750 milionë euro

03 gusht 2018 | 15:25

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez nuk e ka mohuar mundësinë që Luka Modriq mund të largohet nga “Santiago Bernabeu”, por vetëm nëse dikush paguan 750 milionë euro për shërbimet e tij.

32-vjeçari është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm te Real Madridi, kurse është lidhur me një transferim tek Interi.

“Mundësia e vetëm që Modriqi të largohet është duke paguar 750 milionë euro për të”, është shprehur Perez. Modriq ka kontratë me Realin deri në qershor 2020.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Administratës Publike (MAP) ka finalizuar procesin e hartimit…