Përfaqësueses së viktimave në Speciale i “pengojnë” statujat e ish-luftëtarëve të UÇK-së në sheshet e Kosovës

15 shtator 15:32

Në Gjykatën Speciale në Hagë të mërkurën është mbajtur seanca e parë gjyqësore në rastin e ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafës, i cili po akuzohet për krime lufte.

Gjatë kësaj seance, ka mbajtur fjalim edhe përfaqësuesja e viktimave në këtë rast.

Ajo ka shprehur “shqetësimin” e saj se pse në sheshet e Kosovës ka statuja të ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), por nuk ka asnjë për kujtimin e viktimave të civilëve shqiptarë, të cilët sipas saj, janë vrarë nga ish-luftëtarët e UÇK-së.

“Mjafton të bësh një shëtitje në shumicën e shesheve në Kosovë dhe të shohësh statujat e ngritura për anëtarët e UÇK-së, por dhe të vësh re se ka vetëm pak që kujtojnë viktimat civile, ndërsa nuk ka asnjë ku që të kujtojë viktimat e ngjarjeve, ku ushtarët e UÇK-së kanë qenë kryesit.”

“Pra, situata është shumë më tepër me nuanca sesa narrativa (…) e luftës që është imponuar deri më tani. Në narrativen aktuale është lufta e lavdishme, luftë midis dy forcave luftarake, forcave serbe dhe UÇK-ja. Në fakt, kjo është vetëm një pjesë e historisë, ky gjykim është një mundësi unike për të hedhur dritë në historinë e fshehur të këtyre viktimave që kanë vuajtur në duart e luftëtarëve të UÇK-së dhe ky funksion lidhet me të drejtën e viktimave për të dëgjuar të vërtetën…”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës,Vjosa Osmani, në një bashkëbisedim për të ardhmen…