Përfaqësuesit e serbëve nga Kosova prezent në Këshillin e Sigurisë në Serbi

27 tetor 2022 | 11:32

Kryetarë të komunave, deputetë të Kuvendit dhe një ministër serb nga Kosova, të cilët paguhen nga buxheti i Republikës së Kosovës, po marrin pjesë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Serbisë, të kryesuar nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Kështu kanë raportuar mediat serbe, ku pjesëmarrës tjetër është edhe Milan Radoiçiq, i sanksionuari nga ShBA-ja dhe i kërkuari nga drejtësia e Kosovës si i dyshuari kryesor për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Në mbledhjen e ftuar nga Vuçiqi është edhe ministri për Komunitete dhe Kthim i Republikës së Kosovës, Goran Rakiq, si dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës Igor Simiq.

“Mbështetje për serbët në Kosovë dhe Metohi”, ka shkruar Vuçiqi në “Instagram” pasi është takuar nga politikanët serbë në Kosovë.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurisë të ftuar për Kosovën nga Vuçiqi pjesëmarrës ishin edhe gjykatës e policë që shërbejnë në institucionet e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të vizitës zyrtare në Athinë të delegacionit nga…