Përfshihet nga flakët shtëpia e Kulturës në Sllatinë të Fushë Kosovës

17 dhjetor 2023 | 21:47

Shtëpia e Kulturës në Sllatinë të Fushë Kosovës është përfshirë nga flakët, sot në orët e mbrëmjes.

Flakët kanë kapluar ndërtesën nga brenda, por raportohet se ky objekt nuk ka qenë funksional tash e disa vite.

Zjarrfikësit nga Fushë Kosova tashmë gjendet në vendin e ngjarjes dhe janë duke e shuar zjarrin.

Deri më tani, shkaqet e shpërthimi të zjarrit janë të panjohura.

Nuk raportohet se ka pasur të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka mbetur pa shenja jete në një autobus…