Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Skenderaj, policia nis hetimet

21 janar 2024 | 08:44

Policia e Kosovës ka njoftuar se një personi në Skenderaj i është djegur shtëpia.

Sipas raportit të policisë rasti ka ndodhur premten rreth orës 23:30.

“Ankuesi kosovar ka lajmëruar se është duke iu djegur shtëpia. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore.

Si pasojë e zjarrit është djegur një paradhomë e shtëpisë së bashku me një garazhë në të cilën është djegur një traktor me disa vegla pune”, thuhet në raport.

Policia njofton se rasti është duke u hetuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Çapajev Gjokutaj Një pjesë e mirë e miqve të…