Përfundojnë ndeshjet e Kupës së Kosovës, këto skuadra kualifikohen tutje

01 dhjetor 2021 | 14:48

– Kanë përfunduar 13 ndeshjet në kuadër të raundit të 16-të në Kupën e Kosovës. Prishtina ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Besa (0-4), derisa Llapi me vështirësi ka triumfuar ndaj Kikës (2-1). Gjilani me rezultat minimal  0 – 1 ka arritur të sigurojë kualifikimin, derisa fitore kanë siguruar edhe Ballkani me Malishevën. Befasia në këtë ndeshje ka qenë ajo në mes të Feronikelit dhe Fushë-Kosovës, ku ekipi nga Drenasi është mposhtur pas penalltive.

Ndërsa të enjten do të zhvillohet pesë ndeshje të tjera të rrethit të dytë, për ta kompletuar 1/8 e finales. Drita do të përballet me Drenasin, Dukagjini me Lirinë, Arbëria më Vitinë, KEK-u me Trepçën dhe Flamurtari me Ferizajn.

Rezultatet e të gjitha ndeshjeve:

Besa 0 – 4 Prishtina

Rahoveci 1 – 3 Ballkani

Llapi 2 – 1 Kika

A&N 0 – 1 Gjilani

Drenica 2 – 1 Vllaznia e Pozheranit

Malisheva 1 – 0 Istogu

Ulpiana 2 – 0 Vëllaznimi

Prizreni 1 – 5 Onix

Feronikeli (me penallti 1- 4) Fushë-Kosova

Ramiz Sadiku 1 – 1 Vushtrria

Trepça ’89 (me penallti 2 – 4) ‘2 Korriku’

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zlatan Ibrahimovic ka dhënë së fundmi disa komente lidhur me…