Përfundon aventura evropiane e Istogut

14 shtator 2019 | 18:20

Kampioni i Kosovës, Istogu nuk ia ka dalur të kalojë raundin e parë të Kupës së EHF-së për hendbolliste.

Istogu nuk kishte fat në short dhe u takua me skuadrën e madhe nga Bjellorusia, Gomel, që në përbërje ka reprezentuese nga disa vende me hendboll të zhvilluar. Dy ndeshjet u luajtën në Gomel të Bjellorusisë.

Të shtunën në ndeshjen e dytë, Istogu u paraqit më mirë por jo mjaftueshëm për t’iu afruar fitores. 38:22 në të mirë të Gomelit ishte rezultati në fund. Pjesa e parë përfundoi 22:8. Lojtaret istogase janë munduar të bëjnë më shumë, por në shprehje erdhi cilësia dhe përvoja e skuadrës bjelloruse. Të premten rezultati ishte 45:13 për Gomelin.

Gjithsesi këto ndeshje do t’i shërbejnë Istogut si përvojë e vlefshme për të ardhmen dhe për të parë se çka i duhet për sukses në nivel më të lartë evropian.

Istogu – Gomel 22:38 (8:22)

Istogu: Ujkiq 5, Milatoviq, Gashi, Shatri 2, Muratoviq 11, L. Zogaj, D. Zogaj, Rugova 1, Shehdadi, Fejzaj, F. Rexhaj, Halitaj 2, D. Rexhaj, V. Rexhaj, Ahmetxhekaj, Hetemi 1.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se tani…