Përfundon konferenca gjithëshqiptare në Prishtinë ‘Burimet energjetike dhe minerare në gjeografinë shqiptare…’

24 maj 2022 | 13:24

Ka përfunduar faza e parë e punës së konferencës gjithëshqiptare me temën “Burimet energjetike dhe minerare në gjeografinë shqiptare dhe shfrytëzimi i tyre në dobi të kombit tonë”.

Këshilli organizativ ishte në përbërje të, inxh. Abdullah Begolli, inxh. Xhafer Murseli, prof. dr. Rafet Zeqiri (koordinator i konferencës), prof. dr. Vangjel Kici, inxhi. Ilmi Mancaj, inxhi. Arsim Thaqi, prof. dr. Shyqri Kelmendi, dhe inxhi. Naser Berisha.

“Ishte kjo konferenca e parë gjithëshqiptare që u mbajt bashkë me inxhinierët, profesorët dhe ekspertët e kësaj lëmie nga gjithë hapësira shqiptare. Pati numër të madhe të kumtesave shkencore nga ekspertët tonë edhe përtej oqeanit nga Kanada dhe SHBA. Në konferencë u konstatua se populli shqiptar nuk është në krizë për shkak të këtyre pasurive kolosale që posedon gjeografia shqiptare, por problemi kryesor qëndron si t’i ruajmë këto pasuri nga ziliqarët dhe lakmitarët tonë në bashkëpunim me të huajt”, është thënë në njoftimin e Këshillit organizativ.

Autorët e Kumtesave:
Prof. dr. Vangjel Kici
Prof. dr. Shyqri Kelmendi
Prof. dr. çaush Xhufi
Inxh i dip Abdullah Begolli
Inxh i dip. Xhafer Murseli
Prof. dr. Rafet Zeqiri
Inxh i dip. gjeolog Mark Pepkola
Inxh i dip. Ilmi Mancaj
Inxh i dip. Arsim Thaqi
Prof. dr. Bashkim Lleshi
Inxh i dip. Gazmend Begolli
Dr. Hazbi Shehu
Mr. Xheneta Zengo
Inxh i dip. Ramiz Osmani
Prof. dr. Gjergji Foto
Inxh i dip. Ujup Murseli
Prof. dr. Afat Serjani
Prof. dr. Jorgji Hanxhari
Prof. dr. Jusuf Tushe

Diskutime dhe propozime gojore:
Inxh i dip. Burhan Kavaja
Inxh i dip. Faik Nahu
Naim Sopaj, jurist dhe pjesëtar i UÇK-së

“Kërkojmë falje nga të gjithë ata që dërguan kumtesat e tyre pas datës 17 maj, që për shkaqe kohe nuk u përfshinë në agjendën e konferencës, por punimet e tyre do të ruhen në arkiv. Vlen për t’u theksuar, se konferenca u bojkotua nga qeveria e Tiranës dhe ajo e Prishtinës. Qeveritarët tonë dhe përfaqësuesit e partive tona, do të ishte më mirë të merrnin pjesë në këtë konferencë të organizuar nga ekspertë burimorë shqiptarë, që ia dëshirojnë të mirën vendit dhe fëmijëve tanë, se sa të marrin këshilla nëpër skute nga ‘Këshilltarët’ e huaj (të kush e di kujt). Megjithatë përpjekjet tona për mbrojtjen e pasurive tona nuk do ndalen dot”, theksohet në njoftimin e Këshillit organizativ të konferencës.

Konferenca e ardhshme do të mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë.

“Rekomandimet e dala nga konferenca, do t’u dërgohen institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe arkivave tona shtetërore. Informimin mbi këtë konferencë e mbyllim me një fjali të prof. dr. Vangjel Kicit: ‘Vetëm atdhetarët dhe intelektualët e vërtetë ia dinë vlerën vendit dhe pasurive tona. T’i ruajmë pasuritë tona për fëmijët tonë e jo të na i grabisin të huajt’. Ju falënderoj, Ju, të gjithë që morët pjesë në konferencë dhe ju që nuk morët pjesë për shkaqe subjektive, por që moralisht e përkrahni”, është thënë në njoftimin e e Këshillit organizativ të konferencës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana ishte i pranishëm në…