Përfundon mbledhja e dy qeverive me shqiponjën dykrenare

26 nëntor 2018 | 12:51

Pas përfundimit të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive Kosovës dhe Shqipërisë, të dyja kabinetet qeveritar kanë bërë me duar shqiponjën dykrenare.

Kosova dhe Shqipëria janë pajtuar që brenda gjashtë muajve të unifikojnë doganat, të heqin tarifën e romingut në kuadër të telekomunikimt si dhe të heqin tarifat doganore.

Këto ishin vetëm disa nga vendimet që u konfirmuan me nënshkrimin e nëntë marrëveshjeve dhe protokolleve në kuadër të mbledhjes së përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë të mbajtur sot në Pejë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama thanë se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve është më se i domosdoshëm.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas përfundimit të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive Kosovës…