Përfundon seanca e Kuvendit, miratohen disa projektligje

22 mars 2023 | 16:36

Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë përfunduar punën për seancën e sotme, e cila kishte filluar që nga orët e para të mëngjesit.

Në rend të ditës kanë qenë një mori pikash, duke përfshirë  raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2021, i cili është miratuar me 61 vota pro.

Ndër tjera është votuar edhe raporti përfundimtar i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.

Në këtë seancë janë votuar edhe disa raporte tjera të vitit 2021 si dhe Projektligji për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së…