Përfundon sezoni për Vasquezin

11 prill 2021 | 18:10

Real Madridi ka marrë një lajm të keq pas fitores kundër Barcelonës në “El Clasico”. Skuadra e Zinedine Zidanes do t’i humbasë shërbimet e Lucas Vasquezit për pjesën e mbetur të sezonit.

Spanjolli ka pësuar një dëmtim në ligamentin e kryqëzuar në sfidën ndaj Barcelonës, të cilën edhe e mbylli që në pjesën e parë, ku vendin e tij e mori Odriozola.

Reali ka përpara edhe ndeshjen ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, teksa sfidat e fundit të këtij sezoni do të përcaktojnë shumë për sezonin e marilenëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina pas humbjes nga Drita (2-4)…