Përfundon takimi maratonik i Vuçiqit me Listën Serbe

25 korrik 2018 | 18:33

Ka përfunduar takimi maratonik i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova.

Takimi i cili është zhvilluar në Beograd në mes të Vuçiqit dhe Listës Serbe ka përfunduar pas më shumë se katër orësh, raporton “Tanjug”.

Për takimin nuk ishte paralajmëruar më parë e as për temën për të cilën kanë diskutuar, transmeton “lajmi.net”. Mirëpo, sipas medieve serbe, tema e diskutimit ishte zhvillimi i ngjarjeve në Kosovë dhe krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ndryshe, drejtor i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, është takuar sot me përfaqësues politikë të serbëve të Kosovës ku kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi si dhe për koordinimin në favor të mbrojtjes së interesave të Serbisë.

Madje, përfaqësuesit serbë, të prirë nga lideri i Listës Serbe, Goran Rakiq, i kanë ofruar mbështetje të plotë presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, dhe lidershipit serb në përgjithësi.

“Përfaqësuesit e serbëve nga Kosova i ofruan përkrahje të plotë presidentit serb Aleksandër Vuçiq, dhe qeverisë serbe në përpjekjet e tyre për t’i zgjidhur problemet në Kosovë duke gjetur një zgjidhje kompromisi që do ta garantonte mbijetesën dhe zhvillimin e serbëve në Kosovë”, është thënë në deklaratën e Listës Serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Militantët e Shtetit Islamik kanë vrarë rreth 100 njerëz në…