Përgjigjja e Bislimit nervozon deputeten e PDK-së, lëshon mbledhjen e komisionit

12 nëntor 2021 | 11:13

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, e ka lëshuar mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane, duke bërë që mbledhja të përfundojë në mungesë të kuorumit.

Ajo i është drejtuar zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi me akuza ndaj qeverisë për shkarkime bordesh dhe emërime familjare, për çka ky i fundit i është përgjigjur duke thënë se “nuk është bërë politizimi në mënyrë ekzogjene, dmth nga struktura jashtë institucionit, por është bërë nga institucionet brenda dhe nga subjektet që e kanë drejtuar”.

“Mendoj që është mirë që ju po ia jepni kësaj qeverie kompetencën për t’i korrigjuar këto gabime që janë bërë në të kaluarën”, ka thënë Bislimi.

Kjo përgjigje duket se e ka nervozuar deputeten Deliu-Kodra, e cila është ngritur nga tavolina duke e lëshuar mbledhjen me fjalët: “Nuk keni asnjë argument për politizimin që jeni duke e vazhduar ju zotëri zëvendëskryeministër. Ditën e mirë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka sekuestruar 2 mijë e 259 monedha…