Perisiq largohet nga Interi: Është një gëzim i pafund që zgjat gjithë jetën, Pazza Inter!

31 maj 2022 | 16:53

Ivan Perisiq do të largohet nga Interi në drejtim të Tottenham, ku atje e pret Antonio Conte, ish-trajneri i tij për dy vite tek Interi.

Anësori kroat ka qenë padyshim më i miri tek Interi për këtë sezon por edhe ndër më të mirët gjithë këto vite. Ai me një postim në “Instagram” është përshëndetur me klubin dhe tifozët zikaltër.

“Pas 254 ndeshjesh, 55 golave, 49 asistimeve, 3 trofeve dhe 18,934 minutave të luajtura në fushë me këtë fanellë të lavdishme, aventura ime me Interin përfundon këtu. Nëse çdo fund shënon një fillim të ri, është e rëndësishme të kthehem pas në këto vite të kaluara dhe të ndaj me ju krenarinë time më të sinqertë për punën e bërë dhe qëllimet e arritura së bashku. Unë si lojtar dhe gjithë familja ime, për ekipin, stafin, të gjithë punonjësit, por mbi të gjitha tifozët zikaltër: ju do të keni gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time. Me kaq shumë emocione në zemrën time, dhe kaq i priveligjuar që kam luajtur për këtë ekip, po ju them mirupafshim Është një gëzim i pafund që zgjat gjithë jetën, Pazza Inter!”, ka thënë Perisiq.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, ka bërë thirrje për…