Përjashtohen nga Kuvendi i Shqipërisë 19 deputetë të PD-së

29 janar 2024 | 16:45

Sekretariati i Etikës në Kuvendin e Shqipërisë ka vendosur përjashtimin për 10 ditë të 18 deputetëve të PD-së nga seancat plenare dhe me 20 ditë të deputetit Ervin Salianji.

Partia Socialiste ka kërkuar më herët përjashtimin e 19 deputetëve të PD-së të cilët bllokuan punimet e Kuvendit të Shqipërisë dhe Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, shkruan “euronews.al”.

Në shkresën drejtuar sekretariatit të Etikës ishte thënë se ligjvënësit e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, duke shkaktuar kaos në sallë me anë të pajisjeve zhurmuese duke cenuar dhe penguar zhvillimin e rregullt të seancës.

Gjithashtu ata kanë bllokuar dhe punimet e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore i planifikuar për t’u mbajtur fizikisht ditën e premte, duke i detyruar anëtarët e komisionit të vijonin punimet online.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ardhmja e sulmuesit të Kombëtares, Armando Broja, mbetet ende…