Shumë skuadra në kërkim të Brojës, kjo është shuma që e kërkon Chelsea

29 janar 2024 | 16:40

E ardhmja e sulmuesit të Kombëtares, Armando Broja, mbetet ende në pikëpyetje, pasi emri i tij mbetet në vitrinën e merkatos dimërore. Duket se e ardhmja e tij është larg Chelseat, edhe pse dëshira e sulmuesit është që të vazhdojë me blutë e Londrës.

Sipas lajmeve që vijnë Anglia, Chelsea është e hapur për ta shitur Armando Broja para mbylljes së merkatos së janarit. Ata duan një huazim me detyrim blerje në fund të sezonit ose një shitje të Brojës për një shumë prej 35 milionë paund.

Fulham është në bisedime, por ende nuk është arritur një marrëveshje. Ulves është gjithashtu i interesuar për sulmuesin e Kombëtares shqiptare. Pra, janë orë vendimtare këto në vijim për të mësuar të ardhmen e Armando Brojës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim shefin…